Nuk bëmë gabim kur e cilësuam si versioni pa ngjyrë i Nicki Minaj.
Ndonëse klikimet në YouTube kanë arrritur shifrën e 19 milionëve, artistja shqiptare Bebe Rexha ka vendosur të promovojë sonte në programin "Jimmy Fallon Show" hitin e saj "I Got You". Ka qenë vetë Bebe ajo e cila e ka bërë të ditur lajmin përmes fotove në Instagram, duke zbuluar gjithashtu edhe veshjen e performancës. Kjo fundit thjesht një body i zi në formën e tangave, goxha i vogël për të pasmet e bollshme. Vallë të mbetet vetëm me kaq kostumi i këngëtares? Si duket do të na duhet të presim mbrëmjen e sotme për ta vërtetuar!