Bebe na e ka treguar që e ka qejf TWERK-un, por për vëllain e saj çdo gjë e ka një kufi!
Nuk është aspak e lehtë të qëndrosh një yll dhe këtë na e vërteton më së miri Bebe Rexha! Këngëtarja shqiptare nuk tregohet asnjëherë e turpshme për të treguar linjat e saj trupore, të cilat sigurisht i ka formuar falë punës së palodhshme në palestër. Të themi të drejtën, Bebe ka çfarë na tregon, por herën tjetër duhet të sigurohet që vëllai i saj të mos jetë aty.
Ajo ka postuar një video në instastory teksa filmon vëllain e saj duke kërcyer, ndërkohë që më pas e kthen kameran nga pasqyra pasi po bën “twerk” vetë, mirëpo kjo gjë si ka pëlqyer vëllait të saj.
Ai ka marrë një jastëk që ndodhej aty pranë dhe e ka goditur në drejtim të Bebes. Reagim tipik i një vëllai shqiptar!