Këngëtarja e njohur Bebe Rexha është një ndër artistet shqiptare më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.
Ajo ka pasur një numër të madh koncertesh si dhe ka sjell disa projekte të reja muzikore mjaft të pëlqyera per publikun.
Billboard ka publikuar listën e 10 këngëve më të dëgjuara gjatë vitit 2018.
Aty kryeson reperi Drake me projektin “God’s Plan”, i ndjekur nga artistë të tjerë me famë botërore. Ndër ta është edhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha.
“Meant to be” me Florida Georgia Line rënditet në vendin e tretë dhe ka arritur mbi 650 milionë klikime në YouTube.
Rexha ka shënuar shumë suksese këtë vit, disa prej të cilave thotë se ende s’mund t'i besojë.