Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha po përgatitet për të prezantuar eventin MTV Music Awards por këto ditë i ka ndodhur një incident.
Syri i ka shpëtuar për mrekulli pasi u perplas me derën e tualetit. "Vetëm mua mund të më ndodhë të përplasem tek dera e tualetit", ka shkruar ajo ndërkohë që ka postuar edhe këtë foto të syrit të çarë. Duke qenë se Bebe është një vajzë shumë energjike, me siguri do të ketë qenë duke provuar ndonjë nga performancat e saj edhe në tualet ndërkohë që ka përplasur kokën tek dera. MTV po afron por me siguri moderatorja e zgjedhur nga ky event, do të jetë shëruar deri atëherë.