25 vjeçari Spencer Elden, fillimisht donte të rikrijonte fotoshootin-un duke u paraqitur lakuriq siç bëri 25 vite më parë, në coverin e albumit të “Nirvana”
Megjithatë, fotografi mendoi se ishte më mirë që ai të vishte një palë mbathje sepse lakuriq do të dukej shumë çuditshëm.
Elden, i cili tashmë është një artist, tha se përvjetori do të thotë diçka për të edhe pse nuk e mban mend pasi atëherë ishte vetëm 4 vjeç.
Është ftohtë, por njëkohsisht edhe e çuditshme për të qenë pjesë e diçkaje aq të rëndësishme të cilën unë nuk e mbaj mend”, tha Elden nga Los Angeles.
Albumi “Nevermind” i Nirvanas i cili u lançua të shtunën e 25 viteve më parë dhe ishte albumi i dytë për bandën amerikane rock.
Ky album ka shitur më shumë se 30 milionë kopje në mbarë botën për shkak të këngëve që u bënë hite.