Meghan Markle është në muajt e fundit të shtatzënë dhe përsëri ajo ia del të jetë e mrekullueshme në daljet e saj publike.
Së fundmi, dukeshës së Sussex gjatë një takimi ku në krah kishte partnerin e saj, i ka ndodhur një e papritur që mund të konsiderohet si diçka shumë e bukur.
Nga barku i saj ka ardhur një goditje nga bebi, kamerat kanë arritur ta fiksojnë këtë moment dhe menjëherë Meghan ka reaguar duke vështruar në drejtim të tij.
Jemi të sigurt që këtë video do ta shihni me miliona herë.
Meghan pritet të lindë ne muaj prill, por as ajo dhe as Harry nuk e dinë ende gjininë.