Siç duket Kim K ka gjetur terapinë perfekte per të kaluar makthin e përjetuar gjatë grabitjes në Paris.
Tashmë që North West është 3-vjeçe dhe Saint West 11-muajsh, brunia bukuroshe po mendon për fëmijën e saj të tretë. Gjatë një klipi të shkurtër ngacmues të episodit të ri të Keeping Up with the Kardashians, Kim shfaqet duke biseduar me Chris, më konkretisht duke i shprehur asaj idenë për të shfrytëzuar një nënë surrogate. Kujtojmë se për Kim, shtatëzania e saj e dyte ka pasur shumë komplikacione dhe nuk ka qënë aspak e lehtë. “Arrita në konkluzionin se dua vetëm të eksploroj surrogracinë”, është shprehur ajo. Ndoshta shumë shpejt një tjetër West do i shtohet familjes. Le të shpresojmë!