INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Befasoi të ftuarit duke anuluar fejesën, Kastro Zizo zbulon të vërtetën dhe jep lajmin e madh

Befasoi të ftuarit duke anuluar fejesën, Kastro Zizo zbulon të vërtetën dhe jep lajmin e madh

Publikuar më: 21:50 02-02-2018

Para disa javësh, mediat rozë përhapën me shpejtësi lajmin se këngëtari dhe kantautori i njohur Kastro Zizo ishte fejuar. Mirëpo pas gjithë kësaj zhurme reagoi vetë Kastro, i cili me anë të një postimi në Facebook, shkroi se Whatsapp-i i tij ka qenë i hakuar ndaj lajmi nuk është i vërtetë.
Por ai ka folur sërish rreth atij lajmi që mori dhenë.
Në një intervistë për programin “Lart e Poshtë” kantautori ka treguar se mesazhin ua nisi me shaka disa miqve të tij, por më pas situata i doli jashtë kontrollit.

“Unë e quaj absurde që ju vjen një mesazh në Whatsapp dhe e besoni. Unë nuk jam tip që fejohem, unë o të martoj o pikë. Ndaj ishin të gjithë elementët që njerëzit nuk duhet ta merrnin seriozisht atë mesazh. Unë e nisa mesazhin një natë më përpara dhe të nesërmen më doli gjumi shumë vonë. Aty pashë që kishin vërshuar lajmet në portale. Megjithatë i përshëndes të gjitha Elmat kudo që ndodhen”, ka thënë duke qeshur Kastro.

I pyetur nga gazetarja Suada Daci nëse do të kemi një martesë të tretë gjatë këtij viti, Kastro tha se:

Më është vënë keq babi duke më thënë që duhet të martohem meqë i kam gjërat në terezi, pasi kam dhe dy fëmijë. Kam një parandjenjë shumë të mirë për 2018-tën. Do të keni ftesë të vërtetë këtë herë shoqëruar edhe me një 50 mijë leksh këtë herë, që të hiqni shpenzimet e naftës e të hani dhe një supë”, është shprehur Kastro.

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271