INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Befasojnë studiuesit/ Kur njeriu vdes truri vazhdon të jetë i vetëdijshëm [VIDEO]

Befasojnë studiuesit/ Kur njeriu vdes truri vazhdon të jetë i vetëdijshëm [VIDEO]

Publikuar më: 13:58 19-10-2017

Disa tregojnë se kanë parë dritë në fund të një tuneli, ndërsa të tjerë shprehen se kanë dal mbi trupin e tyre dhe kanë parë mjekët teksa përpiqen ti kthejnë në jetë. "Ka jetë pas vdekjes apo jo" kjo ka qenë një temë gjithmonë e debatuar.
Një studim nga ekipi i universiteti i Nju Jorkut, Universiteti i Langone School of Medicine kanë zbuluar se njeriu vijon të jetë i vetëdijshëm dhe e kupton se ka vdekur dhe kur zemra i pushon dhe nuk shfaq më shenja jete.
Shkencëtarët kanë zbuluar se vetëdija e një personi vazhdon të punojë pasi trupi nuk tregon shenja të jetës , dmth Ata janë vetëdijshëm që janë ndarë nga kjo jetë .
Dr Sam Parnia ka shpjeguar se shumë pacient që kishin pësuar një vdekje klinike pasi janë zgjuar kanë treguar se çfarë kanë dëgjuar.
Parnia ka shpjeguar se ky fenomen ka ndodhur se në momentin që njeriut i pushon zemra ndërpritet menjëherë furnizimi me gjak i truri, por që në disa zona të trurit ende furnizohen me gjak dhe ndërprerje e shpërndarjes së tij kërkon pak kohë dhe për sa kohë ende qarkullon gjaku truri i kryen funksionet e tij.
Kjo shpjegon dhe dëshmitë që kanë dhënë personat që janë rikthyer përsëri në jetë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036811828613281