Can Yaman është një ndër artistët më të përfolur të momentit në shtetin turk. Aktori së fundi ka pranuar se është me prejardhje shqiptare duke folur për mediet e Turqisë.
Yaman publikoi një video në llogarinë personale në Instagram kur përgjigjet në disa pyetje interesante. I pyetur se kë zgjedh midis ushqimit italian dhe atij shqiptar, Yaman ka zgjedhur ushqimin tonë. Can u bë më i njohur për publikun shqiptar me rolin në serialin “Erkenci Kus”.