Këngëtari i njohur Alban Ramosaj, është ndër artistët e rinj që premton shumë për të ardhmen.
Ai pëlqehet nga shumë vajza, jo vetëm për këngët mjaf interesante që lançon, por dhe për pamjen fizike.
Albani dallohet dhe për tekstet e bukura të këngëve, të cilat i shkruan vetë. Ai ka pohuar se ato lidhen me jetën personale, si në rastin e ‘Aurora’, ‘A thu pse’ apo ‘Çkemi’.
Pak minuta më parë, këngëtari ka publikuar në ‘Instastory’ një frazë shumë interesante “Ti po vjen në ëndrrat e mia…, Ti po ma then zemrën në mijra…”. Nuk e dimë nëse ka të bëje me këngën e re që do të lançojë apo dikush ia ka thyer zemrën djalit simpatik…
Kjo mbetet për t’u konfirmuar nga vetë artisti.