Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka befasuar të gjithë pasi me performancën e tij ka kthyer edhe një herë vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane.
Është e përditshmja sportive spanjolle “Mundo Deportivo” e cila shkruan se Elseid Hysajt po monitorohet prej skuadrës së Barcelonës.
“Barcelona ka nisur operacionin ‘anësor’. Katalanasit po shqyrtojnë disa mundësi duke filluar nga emra si Joshua Kimich, Hector Bellerin e Stephan Lichtsteiner, për të vazhduar me alternativa më pak të njohura për publikun spanjoll. Hysaj është shumë i mirë në mbrojtje dhe në sulm, por me pak aftësi teknike për Barcelonën”, shkruan ‘Mundo Deportivo’.
Sigurisht që bëhet fjalë për merkaton e verës por Barcelona ka nën vëshgim lojtarët me të cilët kërkon të afrojë në skuadër.