INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Befason imami i Shkodrës, as në komunizëm s’bëheshin zgjedhje për Bajram

Befason imami i Shkodrës, as në komunizëm s’bëheshin zgjedhje për Bajram

Publikuar më: 14:59 19-05-2017

Komuniteti i besimtarëve myslimanë ka pakënaqësi në lidhje me vendosjen e datës së zgjedhjeve në një ditë kur ata festojnë Bajramin. Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari ka fajësuar liderët Rama dhe Basha mbi datën e zgjedhjeve, që është përcaktuar me datë 25 qershor.
Ai ka thënë se ky fenomen nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit, edhe pse feja ishte e ndaluar.
 
“Jemi befasuar nga 2 drejtuesit kryesor kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohen e komunizmit nuk ka ndodhur edhe pse feja ishte e ndaluar. Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH, por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite. Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, ka thënë Sytari.

Article Logic
Execution time: 0.0033631324768066