Vdekja e bosit famëkeq të Cosa Nostrës, Salvatore Riina, ose i njohur ndryshe si Toto Riina bëri shumë zhurmë mediatike.
Mes të gjithë komentuesve ai që tërhoqi vëmendje është kunati i ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.
Alban Berisha ka postuar një status në Facebook, ku i shpreh të gjithë respektin që kishte ndaj këtij krimineli famëkeq.
Statusi i plotë:
“Sot vdiq Toto Rina , njeri i nderit ! Respekte per kete gjigand qe ka qene me teper se nje burre shteti ! Idhulli im , fale tije ndjehem thelle ne shpirte nje Korleonez ! Dy vjet ne Sicili per mua kane qene universitet , Universiteti i Nderit ! Toto Rina mesuesi i jetes time ! Zoti te bekofte atje larte ne qielle o Njeriu i Nderit !”