INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Befason Pique: ” Unë do tu largoja nga Barcelona nëse Guardiola do të ishte akoma trajner. Shpëtuam kur u largua ai”

Befason Pique: ” Unë do tu largoja nga Barcelona nëse Guardiola do të ishte akoma trajner. Shpëtuam kur u largua ai”

Publikuar më: 15:13 24-03-2018

Gerard Pique ka folur për ish-trajnerin Guardiola dhe për largimin e tij nga Barcelona. Mbrojtësi e quan një “rilindje” të tij kur tekniku u largua nga skuadra, pasi Pique nuk kishte mundur ti përshtatet kërkesave të trajnerit.

“Guardiola u ka kërkuar lojtarëve të mendojnë 24 orë rreth futbollit, por nuk mundesha të përshtatesha pasi ishte në kundërshtim me filozofinë time. Që nga ai moment, ai e ka humbur besimin tek unë dhe vendosi të mos më ftojë në takimin kundër Real Madridit”- është shprehur Gerard Pique.

31-vjeçari tha se eliminimi i Barcelonës nga Chelsea në Ligën e kampioneve i ka dhënë fund problemeve të tij, pasi Guardiola u largua shumë shpejt nga ekipi.
“Këtë sezon kam menduar shumë për karrierën dhe jetën. Nëse do të vazhdon që Pep të qëndronte në Barcelonë, nuk do ta fitoja sërish besimin e Guardiolës ose ishte dashur të gjej një klub të ri. Për fat të mirë, Tito Vilanova erdhi në krye të klubit dhe fitova një vend të formacionin startues”- tha mbrojtësi spanjoll.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598