INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet telenovela e merkatos, Pobga rikthehet te United për 110 milionë euro.

Mbyllet telenovela e merkatos, Pobga rikthehet te United për 110 milionë euro.

Publikuar më: 15:19 28-07-2016

Tashmë të gjithë e kanë konfirmuar që Pogba sezonin e ardhshëm do të jetë një lojtar i Manchester United ndërsa orët në vijim pritet vetëm zyrtarizimi nga lojtari apo klubi anglez.

Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik “The Sun” që citon një burim të brendshëm të Juventusit, tashme klubet e kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për transferimin e futbollistit tnë “Old Trafford” për shifrën e përgjithshme prej 112 milionë Paund.

Ditët e fundit çështja e kalimit të francezit te “Djajtë e Kuq”, ishte paralizuar për shkak të problemeve të krijuara për komisionin prej 20 milionë Paund të agjentit të futbollistit Mino Raiola me Manchester United që në fund duket se ka pranuar ta paguajë atë.

Komisioni i Raiola-s është i përfshirë në vlerën e përgjithshme të transferimit të Pogba te Djajtë e Kuq, që do të thotë se në arkat e Juventusit do të shkojnë 92 milionë Paund.

Talenti francez ka zgjedhur edhe numrin e fanellës tek ‘Djajtë e kuq’. Duke qenë se numri 10 është i zënë nga Wayne Rooney, Pogba ka zgjedhur fanellën me numrin 6.

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154