Ditën e sotme ka përfunduar gjyqi i hapur nga Artan Zabeli, pronari i dyqanit tê kafshëve në ‘Myslym Shyr’, kundër Roza Latit e Iva Alikos për shpifje. Gjykata e ka mbyllur çështjen për mungesë provash, por duket se vajzat nuk e kanë ndërmënd të ndalen dhe ato janë të vendosura ta demaskojnë deri në fund për keqtrajtimin që Artan Zabeli iu ka bërë kafshëve. Të paktën kështu ka shkruar Roza në një postim në Instagram.
Pas seancës, Roza ka realizuar një gjë shumë të veçantë e të ëmbël. Moderatorja e njohur ka bërë një tatuazh në pjesën e krahut. Bëhet fjalë për një qenush, i cili ishte edhe objekti i kësaj çështje në gjykatë, dhe sigurisht që është shumë domethënës për Rozën, e cila tashmë do e ketë të shënjuar përjetë në trupin e saj.
Ajo ka thyer premtimin e së ëmës, Ritës, të cilës i kishte premtuar më parë që s’do bënte tatuazhe për 10 vjet edhe pse i pëlqejnë shumë. Domethënien e tatuazhit e ka shpjeguar Roza në Instastory: “Nëqoftëse kërkoj një dorë për ndihme kam gjithmone putrën e një qeni”
Epo ka si të justifikohet tashmë!