INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Befasuese! Zbulohet arsyeja pse femrat tradhëtojnë më shumë se meshkujt

Befasuese! Zbulohet arsyeja pse femrat tradhëtojnë më shumë se meshkujt

Publikuar më: 13:57 11-06-2017

Nëse meshkujt apo femrat tradhëtojnë më shumë, është një pyetje që do të na mundojë gjithmonë! Mirëpo një anketim i fundit ka arritur në përfundimin se femrat priren të tradhëtojnë më shumë sesa meshkujt dhe arsyeja është befasuese po aq sa anketimi.

Anketimi i fundit, i kryer nga Illicit Encounters, ka vëzhguar ndikimin që prindërit e kanë mbi vendimet e një personi për të tradhtuar partnerin e vet.

Sajti ka mbi 100,000 përdorues në Britani të Madhe që nga viti 2004, dhe i ka anketuar 1,000 klientë të tyre (50 për qind meshkuj, 50 për qind femra) rreth faktorëve që kanë ndikim në vendimin e tyre për të tradhtuar partnerin.

Ata kanë zbuluar se 71 për qind e grave që kanë tradhtuar, kishin pasur nëna të cilat gjithashtu kanë tradhtuar. Në krahasim me këtë, vetëm 45 për qind e meshkujve të cilët kanë tradhtuar ishin të bijtë e baballarëve tradhtarë.

Në kushtet e ndikimit të prindërve për aferat e tyre, 66 për qind e të anketuarëve femra kanë thënë se janë ndjerë sikurse kanë ‘leje’ për të tradhtuar sepse të njëjtën gjë e kishin bërë edhe nënat e tyre.

Në kontrast, 86 për qind e meshkujve kishin thënë se do ta ndalonin një veprim të tillë nëse babai i tyre do ta kuptonte dhe do t’ju kërkonte ta ndalonin atë.

Article Logic
Execution time: 0.0038418769836426