Ndonëse ishte përgatitur të dilte në skenë, aktorja e madhe Tinka Kurti është shtruar me urgjencë në spital.
Aktorja po merr ndihmën mjekësore ndërsa mësohet se ka qënë e sëmurë me ftohje.
Aktorja Kurti do të duhej të ishte në skenë duke bërë prova për operan e famshme ‘Carmen’ e cila vihet në skenë në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit.
I urojmë shërim të shpejtë aktores së madhe të skenës shqiptare.