Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi në bashkëpunim edhe me një shtetas grek kishin kthyer fermën në një plantacion të prodhimit të kanabisit.
“Protothema” në Greqi shkruan se 26-vjeçari qëndron në shtetin Helen në mënyrë të paligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 55-vjeçarit grek janë gjetur edhe 131 mijë euro, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga veprimtaria kriminale e trafikut të kanabisit.
Lënda narkotike, i cili varionte nga 70 cm deri në 2.9 metra u asgjesua nga policia greke.
Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Larissas, ndërsa hetimit do të kryehen nga Departamenti i Narkotikëve në këtë qytet.