Brunos i kanë dërguar foto të Anës duke u puthur me një djalë tjetër nga liqeni dhe ish-konkurrenti i “Përputhen” ka bërë namin. E gjitha ka qenë pjesë e një loje në emisionin “Glamour zone”, ku e ftuar ishte Ana Gjini.
Ana kërkoi të hakmerret ndaj Brunos pasi dy javë më parë pikërisht në këtë emision ai i kërkoi të ndaheshin duke i bërë një rreng.
Kështu këtë herë moderatorja e emisionit Ester Bylyku dhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Gjini bashkëpunuan kundër Brunos.
Ester i dërgoi Brunos disa foto të Anës ku shfaqej duke ndarë puthje e përqafime me një djalë tjetër dhe Bruno bëri namin kur i pa. Ai telefononte vazhdimisht Anën teksa ajo ndodhej në emision dhe i kërkonte llogari se ku ishte.
Ana vendosi ta mbante në lojë për shumë gjatë derisa Bruno e kuptoi lojën.