INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Behrami vendos se për kë do të luajë

Behrami vendos se për kë do të luajë

Publikuar më: 09:48 25-05-2016

Gazeta “Blick” i rikthehet historisë së pazakontë të familjes kosovare së Valon Behramit, tashmë që vendi i tij i origjinës është anëtarësuar në FIFA dhe rreziku për largimin e Behramit nga Zvicra është real.

Vetë mesfushori i Watfordit e hedh poshtë një gjë të tillë, duke theksuar se është krenar që mban të veshur fanellën e Zvicrës, një vend që ka dhënë shumë për familjen e tij.

“Nuk e kam menduar asnjëherë nëse do të luaj ose jo për Kosovën, as tani nuk e mendoj një gjë të tillë. Zvicra është vendi që ndryshoi jetën time”, thekson Behrami, i cili është vënë në dispozicion të trajnerit Vladimir Petkovic dhe me shumë mundësi do të zbresë në fushë për ndeshjen e parë të Euro 2016 kundër Shqipërisë.

Valon Behrami  ka lindur në vitin 1985 në Mitrovicë dhe vetëm 5 vjet më vonë, babai Ragip dhe mamaja e Halime u zhvendosën në Zvicër për t’i shpëtuar shtypjes serbe.

Gjithsesi, në vitin 1995 autoritetet zvicerane vendosën ta riatdhesojnë por mbështetja që i dha klubi Athletics Club Ligornetto rezultoi vendimtare që familja e Valon Behramit të qëndronte në Zvicër. Pak vjet më vonë ai fitoi pasaportën dhe ai nisi karrierën si profesionist.

Article Logic
Execution time: 0.0035881996154785