Teknologjia evoluon dhe bashkë me të dhe videolojërat. Që nga koha që u lançua loja e parë 3D(ëolfenstein) kemi parë mjaft risi dhe ndryshime.
Six Flags, një kompani që meret me zhvillimin e sistemeve VR tani ka bashkuar forcat me Samsung për të çuar lojrat në një nivel krejt të ri. VR është një fushë akoma e re për zhvilluesit, por në Gjermani këto sisteme kanë arritur në një nivel të paparë.
Samsung Galaxy S8 është integruar me një sistem të ngjashëm me Samsung Galaxy Gear, por rezistent ndaj ujit dhe të pajisur me lazera. Falë këtij sistemi të sapo shpikur, çdoush ka një arsye më shumë për të shkuar në parqe lojrash me slidera ujorë.
Kjo mënyrë argëtimi me rrëshqitëse ujore po bëhej mjaft e bezdisshme për të qenë realist, por ama me ndryshimin që Six Flags ka sjellë gjithçka duket më interesante.
Pamjet që shfaqen në VR funksionojnë si modeli i një videoloje, ku ne shënojmë pikë sa herë që kalojmë një checkpoint(Sensorët përcaktojnë pozicionin tonë dhe ndodhen kudo në rrëshqitëse madje dhe tek Gear që ka kushdo që paguan për shërbimin). Lojrat e disponueshme janë akoma në stade mjaft të hershme dhe si rrjellojë ato ngjanë me lojrat e Playstation 1 për sa i përket grafikave, por kjo justifikohet pasi sisteme të tilla kërkojnë shumë fuqi procesimi dhe S8 është vetëm një smartphone. Sidoqoftë vlen të vlerësojmë që sistemi mund të rikarikohet me Wireless, prandaj për sa kohë që dikush nuk e përdor ai është në rikarikim(nu mund ta gjeni pa bateri për fatin tuaj të mirë)
Të urojmë që dhe në vendin tonë do të kemi së shpejti mundësi të tilla.
-------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.