Microsoft dikur dominonte botën e teknologisë. më pas, në fillim të viteve 2000, ligjet anti-trust ndaluan dominancën e thellë të kompanisë. Sot Microsoft njihet për dështimet e njëpasnjëshme.
Dështimet për të cilat po flisnim janë të shumta. Që nga ëindoës 8-a aq i urryer, fitnes trackeri i dështuar, shërbimi i muzikës që nuk e pëlqente askushe deri tek vdekja e ëindoës Phone. Sot kompania duket se po kalon rënien më drastike të historisë së saj. Raporti i fitimeve tregoi që Microsoft kishte arkëtuar plot 100 miliardë dollarë vitin e fundit. Kjo është një shifër rekord për ata.
Xbox duket se është brandi që ka sjellë më shumë të ardhura, prandaj investimet për të janë rritur ndjeshëm. Microsoft Azure Cloud nga ana tjetër është shërbimi që është rritur më shpejt. Duket se Microsoft tani po synon tregun e pajisjeve profesionale, pra klientët prosumers. Këta të fundit investojnë rregullisht në pajisjet e tyre dhe blejnë vetëm produkte profesionale të cilat kushtojnë shumë.
Të urojmë që vërtet një epokë e re inovacioni po nis nga Microsoft. Drejtuesit e kompanisë e deklarojnë këtë, por ama inovacioni nuk arrihet duke braktisur projektet dhe duke lënë përdoruesit në mëshirë të fatit.
It was awesome to share our vision for Modern Life with partners and employees at #MSReady today. Can't wait to share more later this year. pic.twitter.com/S74GyLPRKB
— Yusuf Mehdi (@yusuf_i_mehdi) July 18, 2018
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.