Kush mezi e ka pritur një bashkëpunim mes dy reperëve të njohur, stresi dhe Getinjo?
Lajmi i mirë është se nuk ka nevojë të presim më gjatë, pasi dëshira jonë është realizuar! Stresi dhe Getinjo kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin dhe kanë punuar për një projekt që ka për t’u kthyer menjëherë në hit!
Vetë Stresi e ka dhënë këtë lajm të bukur në llogarinë e tij në Instagram, duke zbuluar edhe vijën melodike të këngës së re, teksa tregon se po bashkëpunon me Getinjon.
“Mushnu Men une dhe @getinjo Coming soon “ S’jom Dorzu” Emocion I madh per ket kong @badboyslabel #2eurogang @edlirbegolli”- shkruan Stresi krahas videos.
Edhe Getinjo ka zbuluar gjithashtu një pjesë të tekstit të këngës së tyre të re, “S’jom dorzu”, të cilën mezi po e presim.
“Dhimbjet qe ti jep jeta smun i ndal edhe nese i pi 100 brufena..
jeta e tille ta bon zemren me stenda !
Coming soon…”- ka komentuar reperi krahas videos.
Epo, s’do shumë mend për t’u kuptuar që do të jetë hit e kaluar hitit!