Nuk e dimë nëse mund të ketë një lajm më të mirë se ky!
Rrjeti televiziv NBC sapo ka konfirmuar se i gjithë kasti i serialit të paharrueshem "Friends" do të ribashkohen me 21 shkurt, në një program të veçantë në nder të producentit legjendar James Borrows. Ka qenë Robert Greenblatt, një nga përfaqësuesit e NBC, ai që e ka komunikuar lajmin gjatë konferences për shtyp të Television Critics Association, ku ka thënë se do të jetë e vështirë për t'i bërë bashkë në një dhomë Ross, Phoebe, Rachel, Chandler, Joey dhe Monica-n, megjithatë përpjekjet nuk do të mungojnë. Mendohet se në këtë show specilal do të marrin pjesë edhe kasti i "Will and Grace". E kuptoni se çfarë do të thotë kjo...të qeshura pafund!