Fundjava do te mbetet me vranësira dhe shira të dobët e lokalë. Gjatë natës së diel si edhe mëngjesi i së hënës do të ketë reshje dëbore në verilindje dhe juglindje të vendit në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit. Reshjet do të jenë në sasi të pakta deri në 10 apo 15 cm. Parashikohet që nga dita e martë dhe në vijim të mbërrijë i ftohti siberian duke bërë që temperaturat të jenë të ulëta në zonat malore deri në -8 grade C ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta nga 0 deri në -2 grade C. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri 12 gradë C në ultësirën perëndimore dhe në vlera negative në shumë zona malore. Ditët më të ftohta të javës do të jenë dita e mërkurë dhe dita e enjte. Java tjetër nuk do të ketë reshje por do të jetë e ftohtë. Ky i ftohte ka mbërthyer edhe Europën qendrore duke u shtrirë deri në Mesdhe e Ballkan.