Kylie Jenner njihet gjerësisht si një nga bilioneret femra më të reja në botë.
Pasi njoftoi së fundmi hedhjen në treg të linjës së saj më të re të produkteve “Kylie Skin”, ku në fokus ishte mirëmbajtja e lëkurës, duket se ajo nuk ka ndërmend të ndalojë me kaq.
Modelja bukuroshe sipas prestigjiozes “TMZ” ka bërë kërkesën për mbrojtjen e një marke tregtare të re me emrin “Kylie Baby”.
Një linjë e re produktesh, e cila mesa duket përfshin produkte për të gjitha mamatë e reja, si për shembull mobilje(tavolina të përthyeshme dhe karroca ), produkte për mirëmbajtjen e lëkurës delikate të bebeve, ulëse makinash për bebet dhe disa alternativa të tjera.
Kjo sipërmarrje e re e Kylie-t nuk duket surprizë, duke parë mënyrën se si bizneset e saj të fundit kanë shkuar, por edhe duke marrë parasysh eksperiencën e saj si nënë me vogëlushen 15 muajshe Stormi.