INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëhuni gati! Moti do t’ju surprizojë ditët në vazhdim

Bëhuni gati! Moti do t’ju surprizojë ditët në vazhdim

Publikuar më: 20:48 04-10-2017

Ndoshta mund të duket shumë herët por sinoptikantët kanë paralajmëruar reshjet e para të dëborës në rajon.

Ditën e nesërme, të enjten, masa të ngrohta ajrore, përkohësisht do të sjellin përmirësim të motit me kthjellime dhe rritje të temperaturave edhe mbi vlera mesatare.

Nga dita e premte, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të kaloj mbi rajon, ku në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të krijoj kushte për mot më të ftohtë dhe reshje shiu, e ditën e shtunë do të mbajë mot dukshëm më i ftohtë, kryesisht i vranët, kohë pas kohe me shi, ndërsa në vise malore mbi 1500m priten edhe reshjet e para të borës. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.

Të dielen do të mbajë mot me vransira dhe intervale me diell. Temperaturat pas rënies së sotme, nesër do të shënojnë rritje me maksimale deri në 22C, e në fundjavë pritet të zbresin deri në 11gradë C deri 15gradë C, ndërsa minimalet do të zbresin nga 7 gradë C, deri në 4 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe verilindja 3-10m/s. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.

Article Logic
Execution time: 0.0027749538421631