Zbulohen detajet e para!
Nëntorin e vitit që lamë pas, gazetarja Kozeta Kurti, e cila njihet si adhuruese e rock-ut, vendosi të sjellë në Tiranë një koncert të quajtur “Albanian Pop Rock Symphony Concert”, një event i cili ktheu muzikën e viteve 90’, e cila erdhi me erën e ndryshimit. Interesi i publikut ishte i jashtëzakonshëm. Salla e mbushur, ovacione, diskutime e reagime te shumta në rrjetet sociale, jo vetëm na lanë të kuptojmë se nje koncert i tillë kishte qënë i munguar prej vitesh, por dhe se duhej patjetër të kishte një vazhdim!
E ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun”, Kozeta tregoi se prej pak ditësh është miratuar edhe fondi nga Ministria e Kulturës, për koncertin e rradhës, që kësaj here do të quhet “Albanian Pop Rock Ladies”.
“Koncerti i dytë do të jetë po në të njëjtën linjë si i pari. Do të sjellim krijimtarinë muzikore të artisteve të viteve 70’, 80’, 90’. Pra do të sjellim Irma Libohovën, Liljana Kondakçi, Myfarete Lazen, tribut për Anita Bitrin dhe Vaçe Zela. Në këtë kuptim, lista është gati që tani”-pohon Kozeta.
Ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm: