Nëse ka një artiste që në 1 vit u bë një ndër më të famshmet, ajo është pikërisht Tayna. Reperja është kthyer në një ndër personazhet më të kërkuar e më të përfolur në industrinë e muzikës në vendin tonë dhe jo vetëm e kjo shihet fare mirë në sukseset që ka korrur me HIT-et e saj.
Pas "Caliente" si duket Tayna paska gati projektin e rradhës dhe këtë herë do vijë në bashkëpunim me një ndër reperët më të famshëm në Gjermani. Bëhet fjalë për reperin shqiptar me famë ndërkombëtare, Azet. Këtë gjë e ka bërë të ditur "Prive".
Kënga pritet të publikohet brenda këtyre ditëve, meqë projekti është shtyrë pak në realizim.
Epo kjo këngë padyshim do jetë super sukses pasi dyshja kanë vëmendjen e të gjithëve.