Moti në Tiranë në këtë ditë dimri ngjason më shumë me një mot pranveror. Temperaturat sot do të jenë atipike të dimrit. Ato do të jenë disa gradë më të larta se norma. Ndërsa në zona të tjera të vendit në jug dhe juglindje do të dominojë vranësirat e dendura, të cita në orët e pasdites do gjenerojnë reshje shiu dhe bore me intensitet deri mesatar.
Mbrëmja do sjellë përmirësim të kushteve atmosferike ku do të kemi alternime kthjellimeshe dhe vranësira kalimtare.
Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.