Sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), por edhe nga shërbimet meteorologjike që bashkëpunojnë me Emergjencat Civile, informohemi paraprakisht se moti në të gjithë territorin e vendit gjatë datës 30 Nëntor dhe 4 Dhjetor 2017, do jetë drejt përkeqësimit dhe priten reshje shiu me intesitet mesatar deri dhe me intesitet të lartë, të cilat mund të krijojnë mundësinë e përmbytjeve.
Përgjatë këtyre diteve priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore. Teksa alarmi për rrezikun e përmbytje ditët në vijim tashmë është dhënë, “Meteoalb” publikon hartën e reshjeve. Në kryeqytet, sipas hartës, sasia më e madhe e reshjeve pritet nesër në mbrëmje.
Legjenda: Sasia e reshjeve rritet nga e ngjyra e gjelbër në rozë