Sot me rastin e “1 Majit” do të organizohet një koncert në sheshin “Skënderbej”, ku do të performojnë këngëtarët më të mirë të momentit.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, me anë të një njoftimi të postuar në faqen e tij në Facebook, ka bërë me dije se sot në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej” do të performojnë artistë të njohur si Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban Ramosaj, Filloreta Raçi, Argjentina Ramosaj dhe DJ Aldo.
Ndërkohë që Veliaj rikujton se vazhdon votimi i hapur në faqen e tij për këngëtarin që do të dëshironit të vinte ne Tiranë.