INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëhuni gati për t'i mbushur sytë me lot! Ja se çfarë i ka thënë Princ Harry ish të dashurës, para martesës me Meghan Markle[FOTO]

Bëhuni gati për t'i mbushur sytë me lot! Ja se çfarë i ka thënë Princ Harry ish të dashurës, para martesës me Meghan Markle[FOTO]

Publikuar më: 07:53 25-05-2018

Dasma e Princ Harry-t me bukuroshen Meghan Markle arriti audiencë maksimale nga e gjithë bota.

Normalisht që kur flasim për dasma të këtij niveli nga mediet ndërkombëtare dhe ekspertët e komunikimit, nuk lihet asnjë detaj pa analizuar.

Ashtu siç u transmetua nga mediet britanike fillimisht në dasmën e Harry-t ishin dhe dy ish të dashurat e tij.

Chelsy Davy dhe Cressida Bonas ishin të ftuara në ceremoninë e madhe dhe sipas historikut të publikuar nga DailyMail, me Chelsy historia e dashurisë ka zgjatur plot 7 vite dhe kanë qenë shumë të dashuruar, por pas gjithë ulje-ngritjeve i dhanë fund duke mbetur shokë të mirë.

Nga ana tjetër sipas ‘Vanity Fair’, Princi Harry dhe Chelsy kanë pasur një bisedë telefonike shumë emocionuese para dasmës.

“Ajo ka qarë shumë dhe ka qenë gati për të mos shkuar në dasmë, por e ka pranuar ftesën për të mos e mërzitur Harry-n. Ai i dha lamtumirën dhe të dy e kanë pranuar se tashmë është koha që të vazhdojnë përpara dhe duhet të nisin një jetë të re”,-kanë zbuluar burime për Vanity Fair.

Sa shumë emocione! Kot nuk thonë që dashuria është një nga ndjenjat më të forta në planet.

gf_hn6.jpg

dfh_45.jpg

xcfgbse56.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494