Moti i ftohtë mesa duket nuk e ka ndërmend të largohet nga Shqipëria. Edhe pse ka 11 ditë që nuk ka më reshje bore, akoma në veriun e Shqipërisë ka zona të bllokuara dhe familje që kërkojnë ndihmë. Në ditët në vazhdim pritet që moti i keq të rikthehet sërish me të njëjtin intensitet. Mësohet se sipas meteorologëve ditën e martë temperaturat do të ulen sërish nën zero dhe priten reshje të dendura dëbore në të gjithë vendin.