Kur një vepër arti kthehet në të mirë publike ka akoma më shumë vlerë. Këtë po përpiqen që të bëjnë Ariana Grande dhe Justin Bieber.
Ata kanë vendosur të bashkëpunojnë për një projekt muzikor që do të lançohet në datën 8 maj.
“Stuck With U” titullohet kënga dhe të gjithë të ardhurat mbi këtë projekt do të shkojnë për personat që janë në vijat e parë të betejës kundër koronavirusit.
Justin Bieber dhe Ariana Gande e kanë bërë vetë me dije këtë lajm nëpërmjet një postimi në Instagram të cilët kanë shkruar: “Të ardhurat nga shitjet e këngës “Stuck With U” do të shkojnë për fondacionin e fëmijëve që do të financojnë bursat e shkollave të fëmijëve të punonjësve të kujdesit shëndetësor, teknikë mjekësorë të urgjencës, policë dhe zjarrfikës që shërbejnë në vijat e para gjatë pandemisë globale”
Menaxheri i këngëtarëve Scooter Braun ka shpjeguar gjithashtu se projekti ka për qëllim të tregojë mirënjohje për burrat dhe gratë në vijat e para të betejës kundër Covid-19, të cilët po punojnë për t’i mbajtur njerëzit të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë pandemisë. “Ata janë heronjtë e vërtetë dhe tani më shumë se kurrë ata dhe familjet e tyre meritojnë mbështetjen tonë,” ka shtuar Braun.