INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjen zarfin me dollarë. Habit gjesti i shqiptarit në New York

Gjen zarfin me dollarë. Habit gjesti i shqiptarit në New York

Publikuar më: 08:34 31-05-2018
Vetëm në Njew Jork, kemi disa raste kur shqiptarët tërheqin vëmendjen e opinionit me gjestet e tyre tepër humane dhe të ndershme. Mësohet se një njujorkez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte tërhequr një shumë dollarësh nga kursimet në një bankë, në qytetin e New Yorkut, Citybank. Në një moment të papërcaktuar, ndërsa dilte nga banka atij i ka rënë zarfi ku kishte të hollat.
Për fat të mirë personi që e ka gjetur zarfin me para ka qenë shqiptari  Murat Rexha nga Dibra e Madhe me banim në NewYork, i cili e gjeti zarfin dhe e bëri misionin e shqiptarit, ta kthente atë me ndershmëri, thonë zyrtarët e vendit të punës ku punon ai.
 
Zyratët e kompanisë  ku punon shqiptari Harvard Protect , me këtë rast thanë se dëshirojnë të sjellin në vëmendjen opinionit njujorkez, një rast që meriton mirënjohje nga kompania “Harvard Protect” për zotin Murat Rexha, i cili punon në ndërtesën 250 Broadway.  Ata thonë se gjatë kryerjes së një kontrolli të sigurisë rreth perimetrit të zonës 250 Broadway New York City – Rexha, gjen në trotuar përpara Citybank një zarf të pa hapur me dollar. Zarfi përmbante simbas tyre 680 dollarë kesh.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775