Bekim Balaj me golin e realizuar ndaj Maqedonisë ditën e sotme, gol që vlen 3 pikë, lumturoi shumë Shqiptarë, duke i nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, eleminatoret për Botërorin “Rusi 2018”. Por më i lumtur se të gjithë, sigurisht është Balaj, pasi shënoi në shtëpinë e tij, para tifozëve shkodranë. E për të festuar ashtu siç duhet, sulmuesi i Kombëtares, është filmuar nga gazetarja Ilda Bejleri duke kënduar një këngë shkodrane. Si gjithmonë, pjesë e pandashme e video-ve të tij, është edhe Odise Roshi, i cili i ka dhënë një dorë gjatë performancës së Balaj. Kot nuk thonë, “me ken shkodran, tana i ban”.