Lojtari i kombëtares shqiptare duket se ka ndërmend të lerë pas dore topin e futbollit.
Boksi është zgjedhja e tij e re dhe objektivat që i ka vënë vetes janë mjaft ambicioze. Bekimi ka sfiduar menjëherë legjendën e gjallë të këtij sporti, irlandezin Conor McGregor, i cili pak ditë më parë u bë i pari në histori që shpallej kampion në dy pesha të ndryshme. Në një postim shumë simpatik në Insta Balaj u shfaq mbi kangjellat ndarëse në ring, me mbishkrimin “Ku është McGregor?”. Dyshojmë shumë që McGregor të shqetësohet nga sfida e sulmuesit tonë, por duhet thënë se Bekimit guximi nuk i mungon, nga çfarë kemi parë dhe në stadiumin e Beogradit. Megjithatë, më mirë të qëndrojë me topin e futbollit se na duhet për ndeshjet e radhës.