Pak ditë më parë, bukuroshja Elita Rudi festoi 23 vjetorin në Kroaci, dhe nëse të gjithë mendonit se ishte në shoqërinë e Bekim Balaj, e keni gabim sepse moderatorja kosovare, festoi me miqtë e saj. Elita ka postuar një foto në Instagram, ku mbante në duar një buqetë me lule, dhe menjëherë qarkulluan thashetheme nëpër mediat online, se ato mbanin autorësinë e futbollistit të kombëtares, Balaj.
Por ne na lindin dyshime për këtë. Bekimi pret të niset për në Rusi ku do të nisë aventurën e re futbollistike, dhe vazhdimisht ka qëndruar në Tiranë që pas kthimit nga Franca, siç duket dhe në foton e postuar nga Olti Curri.
Si është e mundur që Bekimi ka qëndruar në Tiranë, ndërkohë që Elita kishte ditëlindjen. Diçka nuk shkon këtu, pra hidhen poshtë zërat se ata janë bashkë, dhe autori i luleve të Elita Rudit do mbetet mister.