Padyshim që kjo ngjarje i habiti të gjithë, veçanërisht besimtarët. Prifti nga Korça u filmua duke bërë një shërbesë fetare në një pikë bastesh në qytetin e Korçës. Menjëherë pas publikimit të kësaj videoje, komentuesit i janë vërsulur me komente fyese dhe e kanë quajtur këtë veprim si të papërshtatshëm.
Kjo ngjarje ka bërë bujë thuajse në të gjitha mediat, veçanërisht në ato online. Mesa duket prifti nuk ka mbajtur dot më dhe ka vendosur të reagoje në lidhje me këtë skandal.
At Spiro Katundin i ka konsideruar si spekulime mediat duke u shprehur i indinjuar për ofendimet në rrjetet sociale. ai ka thënë se nuk kishte shkuar në pikën e basteve si klient, por për të kryer një shërbesë fetare në prani të familjarëve.
Për më shumë shikoni deklaratën e mëposhtme:
“Zoterinj te nderuar
nisur nga lajme te gabuara qe mund tu jape kushdo do ishte mire qe para botimit te tyre te siguroheni plotesisht mbi problemin qe e quani lajm…
une si prift do shkoj kudo qe me lejohet per te bere sherbesa dhe bekime…nuk e kuptoj cfare gabimi ka kur une bekoj investimet e njerezve biznesmene dhe ne prani te pronareve dhe familjareve te tyre…dhe pa pasur asnje klient ne lokal…ky qenka rasti i rralle qe duhet te ofendoni personin tim…
une nuk vajta si klient apo te bekoja klientet kjo po do ishte e pa faleshme per mua…por une te pakten e njoh mire detyren time…kjo eshte nje sherbese familjare pavaresisht se dikush nga deshira e tij hedh disa sekuenca ne fb..
dhe komentohen ne menyre te pa lejueshme njerezore….megjithate duke mos ju kundervene…uroj per ju dhe redaksine tuaj te kini bekimet e Zotit ne familjet tuaja…faleminderit…At Spiro Katundi..” nënvizon prifti.