Besimtarët bektashinj në mbarë botën festojnë sot festën e Sulltan Novruzit. Me rastin e kësaj dite, e cila njihet si dita e fisnikërisë bektashiane, besimtarë të shumtë janë mbledhur në Kryegjyshatën Bektashiane.
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka uruar të gjithë besimtarët, ndërsa njoftoi se aktivitetet me rastin e kësaj dite do të zgjasin.
“Të nderuar muhibe, dashamirës dhe miq të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane! Duke iu uruar fat e mbarësi në familjet tuaja, ju bëjmë me dije se festimet e Sulltan Novruzit këtë vit, kemi menduar t’i shtrijmë në kohë, përmes eventesh të ndryshme. Kështu, me 22 mars 2017, festimet nisin në orën 10.00, me koncert festiv, dorëzim dekoratash, celebrimi i liturgjisë së festës së Sulltan Novruzit dhe vizitave në Selinë e Shenjtë. Ndërsa, në oren 16:00 e në vazhdim do të kemi shfaqje të filmave nga veprimtari bektashiane. Duke iu ftuar të ndajmë së bashku, gëzimet dhe emocionet e ketyre veprimtarive, Zoti iu bekoftë!”
I pranishëm në ceremoninë në Kryegjyshatën Bektashiane, besimtarët i uroi edhe Kryeparlamentari, Ilir Meta. Meta vlerësoi se bashkëjetesa dhe toleranca fetare është pasuria jonë më e madhe.