Përveç këngëve të reja, ai është vënë në qendër të vëmëndjes edhe për lidhjet e hamendësuara me femra të ndryshme, kryesisht me ato të ekranit.
Flori Mumajesi ende nuk ka bërë publike një të dashur konstante dhe duket se këtë e ka lënë në dorë të lajmeve rozë të cilat shpesh shkruajnë për lidhjet e 34 vjeçarit. Ai vetë nuk shprehet ama, kur bëhet fjalë për muzikën nuk i kursen fjalët. Edhe dedikimin e fundit asja ia ka kushtuar, të cilën ndër të tjera e quan të shtrenjtë. “Mund të mos kem lindur me këmishe!(me fat) Por një gjë është e sigurt, jam përqafuar me muzikën në dëgjimin e parë...Bekuar që të kam dhe je aty gjithmonë për mua”.