Ajo është ëndrra e shumë meshkujve dhe kjo falë trupit me linja seksi.
Edhe këtë herë showgirl-i i famshëm italian Belen Rodriguez shpërqëndron vëmendjen me foto nga plazhi. E veshur me bikini ajo tregon se po shijon Katarin me të dashurin, motoçiklistin italian Andrea Iannone.
Rodriguez ka zgjedhur të shoqërojë partnerin në pistën e Losail-it për provat e fundit para fillimit të Botërorit 2018 të MotoGp.
Gjithashtu nuk harron të jetë gjithmonë aktive në rrjetet sociale ku ndër të tjera tregon edhe sa e dashuruar është.
Belen ka bërë të ditur se nuk e ka vendosur ende nëse do jetojë në Milano apo do të transferohet në Lugano.