Ish-femra e Marco Borriellos, Belen Rodriguez, duket më e lumtur se kurrë në krahët e pilotit Andrea Ianonne.
Dashuritë, ndërhyrjet plastike, karriera. Belen Rodriguez është rrëfyer në një intervistë për “Chi” që publikohet në 19 prill e realizuar nga Simona Ventura. Prezantuesja rrëfen se kur bëri provimin e saj si konkurrente e “Isola dei famosi”, në vitin 2008 ajo i tha Simonës: “Dua të hyj në konkurrës për të blerë një shtëpi të vogël duke parë që i dashuri im sa herë që zihemi më nxjerr valixhet te dera. Tashmë kam ndryshuar. Jam unë ajo që i nxjerr meshkujt te dera... (qesh)”
Më pas i ka thënë Venturës: “E di sa meshkuj kam pasur në jetë? 10. Janë pak në krahësim me ata që u kam thënë “jo”. Në të vërtetë kam pasur vetëm 4 të dashur dhe kjo është nën mesataren. Kam shkuar për herë të parë në diskotekë në moshën 17 vjeç dhe kam bërë dashuri për herë të parë në moshën 18 vjeçare” – thotë modelja sexy.