INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Belgjika dhe Holanda ndajnë zonat, që përdoren nga kriminelët

Belgjika dhe Holanda ndajnë zonat, që përdoren nga kriminelët

Publikuar më: 12:38 02-01-2018

Belgjika dhe Holanda kanë shkëmbyer territore, pas një marrëveshje paraprake të miratuar më herët dhe që hyn në fuqi në 2018. Holanda, në këmbim të një sipërfaqeje prej 160 dynymësh tokë i dha Belgjikës një sipërfaqe prej 30 dynymë.
Shkëmbimi morri jetës pas gjetjes së një kufome pa kokë, katër vite më parë, në një territor që i përkiste Belgjikës e që ndodhej në afërsi të lumit Meuse të lokalizuar mes dy vendeve.
Policia holandeze, nuk mundi të ndërhyjë te ajo pjesë, pasi ndodhej në veri të lumit në afërsi të Holandës se i përkiste Belgjikës. Policia belge hasi vështirësi për të shkuar atje meqë nuk kishin lidhje tokësore dhe nuk mund të merrnin leje nga Holanda.
Policia dhe prokuroria u ballafaquan me vështirësi të mëdha gjatë vajtjes me varka në vendin ku ndodhej kufoma. E më pas sipërfaqja e barabartë me 15 fusha futbolli, u shndërrua në një vend të frekuentuar nga shitësit e drogës dhe të arratisurit.
Në jugun e lumit në jug të Belgjikës, një vend i vogël i përkiste dhe Holandës.

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219