Belgjika ka shënuar një “Poker” golash, më shumë se çdo ekip tjetër në një ndeshje, duke eleminuar kështu Hungarinë. Dukeshin qartë diferencat mes dy ekipeve, ku Hungaria nuk bëri asgjë për të merituar të paktën një pikë, ndaj një ekipi yjesh si Belgjika, i cili është një ndër pretendentët për të fituar Euro 2016.
Belgët se kanë vendosur asnjëherë në dyshim fitoren e këtij takimi duke e mbyllur në shifrat 4-0 me golat e shënuar nga Toby Alderweireld dhe Batshuayi në pjesën e parë. Ndërkohë në të dytën është Hazard dhe më pas Carrasco që dërgojnë shifrat përfundimtare në 4-0. Belgjika i lëshon një sinjal të fortë Uellsit, me të cilin do të ndeshet në çerekfinale.