Një sulm me hanxhar ka ndodhur në një autobus në lagjen Bascule të Brukselit. Një grua e cila mbante në dorë një hanxhar ka nisur të sulmojë pasagjerët teksa kanë zbritur nga autobusi. Mediat belge raportojnë për tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë për jetën. Forcat e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Paraprakisht mendohet se autorja e sulmit është me çrregullime mendore.