Bella Hadidi po kalon ndoshta periudhën më të vështirë të jetës.
Edhe pse ishte ndarë nga The Weeknd, modelja bukuroshe është ndjerë dy herë e tradhëtuar pasi nuk e priste aspak që të ishte Selena Gomez femra që do ta zëvendësonte praninë e saj. Megjithatë Bella Hadid dhe The Weeknd kanë qenë së fundmi në një event në Madison Square Garden ku ndoqën një koncert në nder të reperit A$AP Yams, i cili u nda nga jeta dy vjet më parë. Ndërkohë që The Weeknd ndodhej në skenë duke kënduar, Bella ishte në publik bashkë me mikeshën e saj Kendall Jenner. Por pothuajse askush nuk e vuri re që dy ish-at ishin në të njëjtin event përveç krijuesit të stolive të vipave Ben Baller i cili postoi në Snapchat fotot e të dyve.